“Janë të sëmurë, raste klinike”, Mustafa Nano shpërthen ndaj Berishës dhe Ramës: Nuk duan ta qeverisin këtë vend, por ta sundojnë

Analisti Mustafa Nano ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Duke komentuar figurat politike të Sali Berishës dhe të Edi Ramës, Nano u shpreh se që të dy janë të sëmurë, raste klinike, që mendojnë se janë shpëtimtarë të këtij vendi, por që duan ta sundojnë këtë vend, jo ta qeverisin.
“Në vitin 90 nuk ishim me Saliun, më bën nder edhe mua edhe ty. Në votën tjetër të shkojmë me radhë: të ikë Berisha pastaj ne.
Berishën e kam takuar për herë të parë më 1991, erdhi pastaj në Skrapar. E njoha personalisht. E vëzhgova dhe më pëlqente vitaliteti, kishte pasion, të tjerët ishin çuna me prerje urbane, si Gramoz Pashko. Ishte serioz, por kurrë nuk e kam menduar që në 2026 do të ishte rrugëve të Shqipërisë, duke folur për etërit e Bllokut, qeverinë kriminale. Me të njëjtin pasion dhe zell. Kam arritur në përfundimin se ky njeri është i sëmurë, rast klinik.
Edhe Rama është i sëmurë. Kam arritur në përfundimin se ne na duhen ca njerëz normalë, jo shumë inteligjentë. si në Perëndim.
Rama në 2026 ka grumbulluar të gjithë pushtet. E vë re që i pëlqen kjo punë e shijon. I pëlqen që ka në dorë të japë ishuj, porte, duhet të jetë ndonjë kënaqësi e vecantë, që Rama e shijon shumë. Të emërojë ministra, të shkarkojë, të promovojë figura si Spiropali pastaj ti thotë ik se s’kam nevojë për ty. Të fusë ndonjë në burg.
Për mua janë dy opsionet, ose mendojnë se janë Messiah, shpëtimtarët e kombit shqiptar. Nëse mendojnë është provë se të dy janë të sëmurë. Ose e dyta, këta nuk ikin sepse mbrojnë interesa nga më të ndryshmet.
Nuk e përjashtoj të jenë të dyja bashkë. I shoh pak, si raste klinike, jo si politikanë.
Njerëz që nuk duan ta qeverisin këtë vend, por ta sundojnë. Defektet e shoqërisë shqiptare, nuk bezdisen prej tyre, por i shohin si mundësi shtesë për ta sunduar akoma më shumë. Ekzistenca e këtyre për vite me rradhë është indikacion i problemeve të mëdha që ka kjo shoqëri”- tha Nano.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
