Kërkesa e Rithemelimit për ngritjen e komisioneve hetimore, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve
12 Mars 2024, 07:42 / POLITIKË

Mbahet sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje, e cila është parashikuar që të nisë rreth orës 13:30.
Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së, Çuçi dhe Bardhi nga Rithemelimi, kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare.
Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.
Rithemelimi kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


