
“Koalicioni Euroatlantik garon me lista të hapura”, deputeti Ademaj: Më 11 maj, shqiptarët zgjedhin demokracinë e vërtetë, ku fjala e fundit u përket qytetarëve dhe merr fund teatri politik

Deputeti dhe kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Vlorës, Gëzim Ademaj, ka reaguar pas zyrtarizimit të listave të kandidatëve në KQZ, duke theksuar se më 11 maj shqiptarët kanë mundësinë të vendosin për një ndryshim të vërtetë dhe t’i japin fund tranzicionit politik që ka penguar zhvillimin e vendit për dekada.
Në mesazhin e tij për qytetarët vlonjatë, ai u shpreh se Koalicioni Euroatlantik garon me lista të hapura, ku kandidatët nuk janë zgjedhur nga pazaret politike, por përmes një procesi transparent, duke përfaqësuar integritetin, profesionalizmin dhe vizionin për të ardhmen.
“Në 11 maj shqiptarët do të ndëshkojnë klasën politike më të dështuar që ka penguar zhvillimin e Shqipërisë në çdo aspekt. Koalicioni Euroatlantik ka një program të qartë për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin ekonomik, sigurinë publike, arsimin, kulturën dhe forcimin e institucioneve në funksion të integrimit europian”, deklaroi ai.
Në përfundim, kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Vlorën bëri thirrje për një pjesëmarrje masive më 11 maj, për një Shqipëri me demokraci të vërtetë, ku fjalën e fundit e kanë qytetarët dhe jo pazaret politike.
“Qarku Vlorë meriton më shumë! Shqipëria meriton më shumë!” – përfundoi ai në mesazhin e tij.
Reagimi i Ademaj
Të nderuar qytetarë të qarkut Vlorë!
Në këto zgjedhje, Koalicioni Euroatlantik ju jep mundësinë të bëni ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë.
Është koha të lëmë pas të kaluarën dhe t’i japim fund kalvarit të tranzicionit politik në Shqipëri.
Me votën tuaj, mund të ndëshkoni klasën politike më të dështuar që pengon zhvillimin e vendit në të gjitha aspektet.
Koalicioni Euroatlantik hyri në këtë garë me lista të hapura, me kandidatë intelektualë, profesionistë dhe me integritet. Kandidatë të denjë që nuk u zgjodhën nga pazaret e dyerve të mbyllura, por nga strukturat dhe qytetarët tanë.
Së bashku, do t’i japim Shqipërisë alternativën që meriton. Koalicioni Euroatlantik ka një program të qartë në luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin ekonomik, sigurinë publike, arsimin, kulturën, pronën, zhvillimin e biznesit dhe forcimin e institucioneve për integrimin europian.
Më 11 maj, shqiptarët zgjedhin demokracinë e vërtetë, ku fjala e fundit u përket qytetarëve dhe merr fund teatri politik.
Votoni për zhvillimin e qarkut të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë.
Qarku Vlorë meriton më shumë!
Ju jam falënderues!

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128