
Koalicioni Meta-Berisha/ Reagon Alibeaj: Përdorimi i emrit të PD-së, mund të konsiderohet vepër penale

Ka reaguar përmes një postimi në Twiter, Enkelejd Alibeaj pas finalizimit të koalicionit Berisha-Meta.
Alibeaj e cilëson të rëndë përdorimin e siglës dhe simboleve zyrtare të PD-së. Ai shprehet se kjo përbën një vepër penale.
Postimi i plotë
Depozitimi në KQZ për regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” përmban një shkelje të rëndë lidhur me përdorimin e siglës dhe emrit të PD.
Ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ, është në kufijtë e një vepre penale.
PDSH nuk është regjistruar ende në KQZ, kjo falë tifozërisë politike të drejtuesit të saj. Në cilësinë si kryekomisioner, Celibashi duhet të marrë masa urgjente për të shmangur regjistrimin e një koalicioni që përdor në mënyrë të paligjshme logon dhe simbolet e PD.
Partia Demokratike mbetet në pritje të vendimit të nesërm të KAS. Çdo përdorim juridik në KQZ apo në institucione të tjera i emrit, siglës apo logos së saj është shkelje e Kodit Zgjedhor dhe mashtrim për zgjedhesit
-
Bashkë drejt fundosjes!
15 Mars, 22:35

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128