Komisionin për Çështjet Ligjore: Bardhi: 13 prej kandidatëve që garojnë për te 'Magjistratura', janë patronazhistë

Gazment Bardhi është shprehur se 13 prej kandidatëve që garojnë për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës janë patronazhistë, duke shtuar më tej se futja e tyre është ndërhyrje flagrante e politikës në drejtësi.
“Listën e patronazhistëve e keni publike, mjafton të gugëllosh emrat dhe po të deklaroj që një pjesë e tyre, 13 persona janë në listën e patronazhistëve të PS”, theksoi ai.
Gazment Bardhi: Ju keni një problem Majko që listën e patronazhistëve e keni publike, mjafton të gugëllosh emrat dhe po të deklaroj që një pjesë e tyre, 13 persona janë në listën e patronazhistëve të PS. A mund të jenë me meritë në atë proces? Patjetër që mund të jenë, nuk dua t’i paragjykoj. Fakti që është patronazhist nuk do të thotë që nuk meriton të ketë karrierë, patjetër që meriton.
Futja e patronazhistëve në shkollën e magjistraturës është ndërhyrje flagrante e politikës në drejtësi. Por po e mbaj tek parimi.
Nuk dua ta politizoj, por për mua është shumë me interes që konkursi i shkollës së magjistraturës praktikisht garanton sistemin për 20 apo 30 vitet në vijim të mos ketë asnjë hije dyshimi. Dhe kam të drejtën si deputet që të kërkojmë në një seancë dëgjimore një drejtues të institucionit shtetëror në rastin konkret drejtorin e Shkollës së Magjistraturës për të na informuar për aq sa e lejon ligji.
Nuk po bëj përgjegjës askënd por kemi të drejtë të informohemi çfarë ka ndodhur me konkursin e magjistraturës. 13 persona janë në listë ne patronazhistëve të PS.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

