Kontrasti/ Salianj ambiciozi që nuk njeh kufij moral, në pasqyrën e kolegut Agalliu!

21 Mars 2024, 14:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Kontrasti/ Salianj ambiciozi që nuk njeh kufij moral, në pasqyrën

Kur “revolucioni” i kotësive ishte në kulmin e tij dhe kur deputetët e zhurshëm i binin bilbilave, dy deputetet e Rithemelimit, Vokshi dhe Hoti, u përjashtuan për disa ditë nga seanca, për shkak se, veç të tjerave, kishin penguar fjalën e kolegut të PD-së, Arbi Agalliu, dhe i kishin fikur mikrofonin disa herë, duke mos e lejuar të fliste.

Në momentin që lajmi i përjashtimit të tyre u bë publik, deputeti i PD-së, Agalliu, tregoi një standard të panjohur, duke u shprehur publikisht që jo vetëm që nuk ishte ankuar për veprimin e kolegeve të tij, por, në të njëjtën kohë, e dënonte aktin e kryetares së Kuvendit për të përjashtuar nga seanca dy deputetet femra.

Nuk është vetëm ky akt i Agalliut, por janë shumë të tilla, nga deputetët e PD zyrtare, të cilat janë në kontrast të madh me atë se çfarë bëjnë deputetët e helmuar nga propaganda dhe retorika e zezë e Sali Berishës ndaj kolegëve të tyre, me të cilët deri dje kanë qenë bashkë.

Rasti i fundit, ishte ai ditën e sotme i deputetit me ambicie të pakontrolluar Ervin Salianji, i cili, gjatë fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, i kërkoi disa herë Lindita Nikollës ta përjashtonte Bashën nga seanca për gjuhë jo parlamentare, kërkesë dhe dëshirë që Nikolla sigurisht nuk nguroi t’ia plotësonte.

Imagjino për një moment të kishte ndodhur e kundërta, sikur një nga deputetët e Bashës dhe të PD-së të kërkonte të njëjtën gjë ndaj Salianjit dhe të tjerëve!!! Jo vetëm që do flitej për pazar dhe bashkëpunim mes palëve, por nga Ballkoni i katit të 8-të në mbrëmje do thureshin vargje trimërie dhe do hidhej baltë ligësie.

Fatmirësisht PD dhe Basha janë një model tjetër nga kjo urrejtje e tipit leninist, por ndërkohë që Salianji dhe të tjerë shajnë dhe shfryjnë sot ndaj Lulzim Bashës, vlen të përmendet se më shumë se gjysma e atyre që iu bashkuan në fillim Berishës, ikën nga Basha pikërisht për shkakun e Salianjit dhe të tjerëve, që sot janë edhe ata në radhët e të bindurëve të Berishës.

Gjithsesi, lista e ardhshme do t’ua tregojë të vërtetën dhe vlerën e tyre, por atëherë do të jetë shumë vonë.

 

Po ndodh...

ide