“Kristiani s’mund të bëhet Kristina”/ Berisha: PD respekton orientimin e secilit, por ndryshimi i seksit me operacion është monstruozitet

Kryetari i PD Sali Berisha, i ftuar në emisionin Open në News 24, tha ndër të tjera se Donald Trump fitoi si president në SHBA, edhe sepse demokratët folën publikisht për ndryshimin e seksit me anë të operacionit. Berisha tha se fenomeni i ndryshimit të gjinisë me anë të operacionit në SHBA ishte një agresion kulturor i George Soros.
Analisti Agim Baçi i tha Berishës se në kohën kur PD ka qenë në qeveri ka miratuar një ligj për të drejtat e LGBT. Berisha u shpreh se ai ligj është vendosur duke u konsultuar me përfaqësuesit e besimeve fetare. Sipas tij, nuk mund të injorohet një fenomen që ka ekzistuar që në kohët e lashta. Sipas Berishës, secili ka të drejtë të zgjedhë drejtimin seksual të tij, por “nuk mund t’i thuash Kristianit të kthehet në Kristina”, duke e imponuar atë që të ndërrojë gjini me anë të operacioneve.
Agim Baçi: Në kohën që Berisha ka qenë kryeministër, ka pasur ligj, për të drejtat e LGBT dhe në atë kohë ka pasur shumë debate brenda PD-së. Sot që është përballë këtij fakti, do ketë një ndryshim të konceptit ndaj këtij agresioni kulturor, që tenton ta çojë familjen në ekstrem?
Sali Berisha: Sali Berisha respekton plotësisht orientimin e secilit. Atë ligj për dijeninë tuaj e kam të konsultuar me përfaqësues të besimeve fetare dhe kanë qenë dakord. Nuk mund të injorosh një fenomen që ka qenë gjithmonë. Por jo t’i thuash Robertit, se ti e ke të keqen se je djalë, po të bëhesh vajzë bëhesh yll bote, këto janë monstruozitete. Qytetarët amerikanë edhe për këtë arsye votuan kundër kësaj praktike. Fatkeqësisht, Kristiani u bë Kristina. Ky është agresion kulturor. Është një shpëtim i SHBA-ve nga fenomene të tilla monstruoze. Ta harrojë kush se mund të emërojë prindit 1 dhe 2 dhe ta harrojë dikush se mund ta ndërrojë gjininë me operacione. Secili ka të drejtën e orientimit seksual, por jo shoqëria t’i ndërhyjë, “që bëhu vajzë tani se ke djallin se je djalë”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





