Kriza energjetike, Rama: mbi 800 kWH do të paguhet me çmimin e tregut!

8 Shtator 2022, 09:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Kriza energjetike, Rama: mbi 800 kWH do të paguhet me çmimin e

Kryeministri Edi Rama ka folur për planin e kursimit të energjisë elektrike. Në konferencën për mediat, Rama tha se çmimi për familjarët dhe biznesin e vogël, nuk do të preket.   

"Jemi i vetmi vend që ka marrë vendim të prerë për të mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët. Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kWh dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6 ose 7% që konsumojnë më shumë se 800 kWh,. Flasim për konsumatorë familjarë me vila, pishina, me oborr të madh, ndriçim dekorativ për të cilët nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe taksapaguesit. Çdo kW mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë synojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt në kushte krize. Sikundër e kemi përsëritur disa herë”, tha Rama.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128