Krujë/ 26-vjeçari kapet me 1890 fara narkotike, ja ku i kishte fshehur

24 Mars 2025, 15:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Krujë/ 26-vjeçari kapet me 1890 fara narkotike, ja ku i kishte

Një 26-vjeçar u arrestua nga policia e Krujës në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërprerja”.

Në vendin e quajtur “Rruga e Burrelit” shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e automjetit me drejtues 26-vjeçarin, dhe gjatë kontrollit të automjetit, në kofanon e automjetit i gjetën dhe sekuestruan 1890 fara narkotike, të cilat dyshohet se do përdoreshin me qëllim kultivimi.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar paisje për kultivim të lëndëve narkotike.

Krujë /Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërprerja”.

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 1890 fara narkotike dhe pajisje për kultivimin e kanabisit, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe kontrolleve të vazhdueshme të territorit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërprerja”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi F. K., 26 vieç, banues në Krujë.

Në vendin e quajtur “Rruga e Burrelit” shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e automjetit me drejtues shtetasin F. K, dhe gjatë kontrollit të automjetit, në kofanon e automjetit i gjetën dhe sekuestruan 1890 fara narkotike, të cilat dyshohet se do përdoreshin me qëllim kultivimi.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar paisje për kultivim të lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...