Kurti takohet me Ramën: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin

23 Janar 2024, 11:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Kurti takohet me Ramën: Duhet të jemi krah për njëri-tjetrin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravarn.

Kurti tha se shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Ai u shpreh se shqiptarët duhet të jenë krah për njëri-tjetrin për zhvillim.

Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”,shkroi Kurti në një postim në rrjetet sociale.

Takimi mes Kurtit, Ramës e Taravarit u mbajt pas takimit të liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së të hënën në Shkup, ku u diskutua lidhur me integrimin e rajonit në tregun e përbashkët europian.

Po ndodh...

ide