"Kush e rruan për urdhërat"/ Deputeti Leskaj nuk bëhet "pishman": Shqipëria dhe Kosova janë mbi partinë!

18 Tetor 2025, 23:29 / POLITIKË ALFA PRESS
"Kush e rruan për urdhërat"/ Deputeti Leskaj nuk bëhet

Deputeti i PD Bujar Leskaj ka rreaguar sot për deklarata e bujshme në protestēn PRO-UÇK, se "Nuk e rruan për urdhëra", pasi Berisha kishte marë vendim politik për bojkotimin e eventit.  I pyetur nga moderatorja Greta Topjana e emisioni Review në Euronews Albania, deputeti Bujar Leskaj ka folur pas pjesëmarrjes dhe deklaratës virale për Euronews Albania ditën e djeshme në protestë,Leskaj është shprehur se është mik me presidentin Thaçi dhe fans i presidentit Rugova. Gjithashtu ai bën me dije se në Vlorë është duke ndërtuar një muze me emrin “Kosova”

 

“Shqipëria dhe Kosova janë mbi partinë. Jam mik i Presidentit Thaçi dhe fans i Presidentit Rugova. Madje nga dashuria për Kosovën unë në një ndërtesë të vjetër pranë ndërtesës së flamurit në Kosovë po ngre muzeun Kosova ku gjenden arkiva dhe suvenire nga nga Lidhja e Prizrenit deri sot”, ka thënë Leskaj në reagimin e tij.

Po ndodh...

ide