VIDEO/ Lapaj herë e quan motër e herë vajzë tezeje, kush është kandidatja që mund të marrë mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”

23 Korrik 2025, 12:37 / POLITIKË ALFA PRESS
VIDEO/ Lapaj herë e quan motër e herë vajzë tezeje, kush

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, do të zhvillojë këtë të mërkurë një seancë publike ku pritet të miratohet shpërndarja e mandateve të deputetëve për fituesit në zgjedhjet e përgjithshme në Qarkun e Tiranës. Një nga çështjet më të debatueshme të kësaj procedure mbetet mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, i cili ka shkaktuar përplasje të forta brenda këtij grupimi.

Në sallën e mbledhjeve të KQZ-së ka mbërritur Kleana Xhuveli, (Majtas në Foto), e katërta në listën e mbyllur të koalicionit. Ajo pritet të marrë mandatin në rast se Komisioneri Celibashi nuk merr parasysh dorëheqjet paraprake të kandidatëve të tjerë të listës së mbyllur. Xhuveli është kushërira e parë e kandidatit Adriatik Lapaj, i cili është shpallur fituesi me më shumë vota preferenciale në listën e hapur.

Bashkë me Xhuvelin në KQZ ndodhet edhe Dorina Prethi, (Djathtas në Foto), përfaqësuese ligjore e “Nisma Shqipëria Bëhet”. Sipas marrëveshjes së arritur më herët mes dy partive që përbëjnë këtë koalicion, kandidatët e listës së mbyllur kishin firmosur paraprakisht dorëheqje nga mandati, për të hapur rrugën kandidatëve të listës së hapur. Në këtë rast, mandati do t’i takonte Adriatik Lapajt. Kujtojmë se Adriatil Lapaj ka bërë deklarata të ndryshme për statusin familjar që ka me 23 vjeçaren Xhuveli. Pas shpërthimit të sherrit me Endri Shabanin për të vetmin mandat që fituan në 11 maj, Lapaj ka deklaruar se e ka vajzën e tezes. Por gjatë fushatës zgjedhore në një intervistë me Arjan Çanin, ai ka deklaruar se Kleana Xhuveli është motra e tij ligjore, pasi është birësuar nga nëna e tij prej tezes që në moshën 8 muajshe. (Shih videon më poshtë)

Megjithatë, situata është komplikuar pasi Zeqir Kordhoni, i afërmi i drejtuesit tjetër të koalicionit Endri Shabani, ka paraqitur kërkesë për të marrë mandatin. Shabani dhe Kordhoni pretendojnë se kjo vjen si pasojë e një premtimi të pambajtur të Lapajt, i cili sipas tyre kishte deklaruar më herët se do të heqë dorë nga mandati nëse koalicioni do të siguronte vetëm një vend në Kuvend.



Po ndodh...