Loja me demokratët dhe frika e Berishës/ Çfarë fshihet pas heqjes së emrit të Metaj nga fletët e votimit!

14 Prill 2023, 18:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Loja me demokratët dhe frika e Berishës/ Çfarë fshihet pas

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar sot listën e kandidatëve në zgjedhjet e 14 majit.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e kandidatëve në zgjedhjet e 14 majit. Ajo që bie në sy është përdorimi kësaj i rardhe i një statandarti të dyfishtë nga ana e KQZ, pasi në emrin e koalicionit Bashkë Fitojmë që udhëhiqet nga Metaj ,mungon emri i tij në fletën e votimit.

 Nga ana ligjore kjo konsiderohet një shkelje kurse nga ana morale ndihmon demokratët që mos ta lexojnë emrin e Ilir Metës si drejtues të koalicionit pasi rezulton se demokratët që ndjekin nga pas Berishën nuk e honepsin dot Ilir Metajn.

Siç dihet ishte Ilir Meta atribuesi kryesor që PD të linte pushtetin në 2013 pas  4 vitesh bashkëqeverisje me Sali Berishën. Spërdredhjet e Metës ju kanë ardhur në majë të hundës demokratëve ndaj dhe sot në fletën e votimit kërkohet të shmanget emri i tij për të pasur një ndikim tek vota e demokratëve në 14 maj. 

 Megjithatë demokratët e dinë fare mire se vota per koalicionin ështe votë për Metën i cili në parlamentet vendore mund të cojë sërish ujë në mullirin e Ramës.

Tjetër fakt është se ndoshta vetë Berisha ka kuptuar se dashje pa dashje Meta po del mbi të dhe duke qënë se jo më pak se 1 ditë më parë mori një tjetër goditje finale nga amerikanët, kërkon të mbajë ata demokratë që e ndjekin nga pas për të ju thënë se është ai dhe jo Metaj, një lojë kjo që pritet të zgjasë pak, pasi rezultatet do ta tregojnë sesa besim kanë shqiptarët tek Metaj-Berisha.

Ajo që bie në sy është përdorimi kësaj i rardhe i një statandarti të dyfishtë nga ana e KQZ, pasi në emrin e koalicionit Bashkë Fitojmë që udhëhiqet nga Metaj ,mungon emri i tij në fletën e votimit.

 Nga ana ligjore kjo konsiderohet një shkelje kurse nga ana morale ndihmon demokratët që mos ta lexojnë emrin e Ilir Metës si drejtues të koalicionit pasi rezulton se demokratët që ndjekin nga pas Berishën nuk e honepsin dot Ilir Metajn.

Siç dihet ishte Ilir Meta atribuesi kryesor që PD të linte pushtetin në 2013 pas  4 vitesh bashkëqeverisje me Sali Berishën. Spërdredhjet e Metës ju kanë ardhur në majë të hundës demokratëve ndaj dhe sot në fletën e votimit kërkohet të shmanget emri i tij për të pasur një ndikim tek vota e demokratëve në 14 maj. 

 Megjithatë demokratët e dinë fare mire se vota per koalicionin ështe votë për Metën i cili në parlamentet vendore mund të cojë sërish ujë në mullirin e Ramës.

Tjetër fakt është se ndoshta vetë Berisha ka kuptuar se dashje pa dashje Meta po del mbi të dhe duke qënë se jo më pak se 1 ditë më parë mori një tjetër goditje finale nga amerikanët, kërkon të mbajë ata demokratë që e ndjekin nga pas për të ju thënë se është ai dhe jo Metaj, një lojë kjo që pritet të zgjasë pak, pasi rezultatet do ta tregojnë sesa besim kanë shqiptarët tek dyshja Metaj-Berisha.

 

Po ndodh...