Mandati i Olta Xhaçkës/ Plas debati mes mazhorancës dhe opozitës në Këshillin e Legjislacionit

15 Mars 2023, 12:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Mandati i Olta Xhaçkës/ Plas debati mes mazhorancës dhe

Mesditën e së mërkurës, u mblodh Këshilli i Legjislacionit në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për mandatin e Olta Xhaçkës. Mbledhja u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla po përdoret nga mazhoranca dhe se ka vonuar 3 muaj mbledhjen, duke mos thirrur Këshillin.

Bardhi pati debat edhe me deputetin socialist, Fatmir Xhafaj, pasi ky i fundit tha se duhen caktuar relatorë për të lexuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, për mandatin e Xhaçkës.

Gazment Bardhi: Po kalon një vit dhe mazhoranca po zvarrit një çështje që do duhej të ishte marrë tashmë në shqyrtim nga GJK.

Fatmir Xhafaj: Kjo është e thjeshtë. Ka ardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i detyruar të disponojë sipas procedurës. Ky është Këshilli i Legjislacionit, i cili, si rregull sillet si një komision i zakonshëm me proicedurën e tij. Dje kemi marrë materialët, sot do duhet të caktojmë relatorët. Kur relatorët të jenë gati, caktojmë mbledhjen e komisionit dhe pastaj të vijmë këtu të diskutojmë.

Gazment Bardhi: Ne kemi ardhur të përgatitur sot në mbledhje. Kush ka ardhur i papërgatirur, të mbajë vetë përgjegjësi. Ne kemi analizuar dhe lexuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk çmojmë se ka nevojë për relator për të lexuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ermonela Felaj: Afati nuk lidhet me momentin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, por me publikimin e vendimeve në Fletoren Zyrtare.

Klotida Bushka: Ne kemi në kompetencë të marrim në shqyrtim, ato vendime të Gjykatës Kushtetuese që parashikohet në nenin 87, pika 1 dhe pika 2 dhe afatet janë parashikuar qartësisht atje. Unë bie dakord me zotin Xhafaj, sot në këtë mbledhje ne duhet të caktojmë relatorët për çdo çështje.



 

Po ndodh...

ide