''Mbyllja e hetimeve për “Xibrakën”/ Bardhi sulmon SPAK: Prokurorët detyrohen të bëhen qesharakë

10 Janar 2025, 22:02 / POLITIKË ALFA PRESS

''Mbyllja e hetimeve për “Xibrakën”/ Bardhi

Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me njoftimin e SPAK në të cilin thuhet se janë mbyllur hetimet për çështjen e “Xibrakës” dhe se gjatë hetimeve nuk ka rezultuar të ketë fakte dhe të dhëna që të dëshmojnë përfshirjen e vëllait të kryeministrit Rama në vepra të paligjshme.

Bardhi tha se ndien keqardhje që për shkak të presionit dhe intimidimit prokurorët detyrohen të kthehen qesharakë.

“S’u besova syve me atë që lexova. Hetimet kanë përfunduar por nuk kanë përfunduar. Ky ishte thelbi i atij njoftimi qesharak të prokurorisë të cilin e kam paralajmëruar që ditën e parë kur kam denoncuar me fakte dhe të dhëna konkrete dyshimin për përfshirjen e vëllait të kryeministrit për çështjen e laboratorit të Xibrakës”.

Ai vijon më tej duke thënë se Prokuroria nuk ka hetuar dhe nuk ka kryes asnjë veprim për të zbuluar të vërtetën.

“Prokuroria që vë dorën në zjarr se Olsi Rama nuk është i përfshirë në aktivitet kriminal. Deklaron vetë se e ka të pamundur të identifikojë se kush janë personat e përfshirë, por deri më tani të paidentifikuar”,-tha ai.

 

Po ndodh...

ide