Mes zhurmës së bilbilave/ Mbyllet seanca pas rreth 8 minutash, Nikolla-Bardhit: Ju dhe shokët tuaj erdhët dhe...

22 Shkurt 2024, 10:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Mes zhurmës së bilbilave/ Mbyllet seanca pas rreth 8 minutash,

Mes zhurmës së babilave dhe përplasjeve verbale ka nisur seanca e sotme plenare.

Ndërsa Nikolla ka njoftuar se PS është tërhequr nga miratimi i Amnistisë Penale dhe ka vijuar me rendin e ditës.

Ndërsa, kreu i grupit parlamentar i Rithemelimit, Gaz Bardhi ka bllokuar foltoren, ndërsa ka replikuar në distancë më kryetaren e Kuvendit.

Ju dhe shokët tuaj erdhët dhe zaptuat Byronë e Kuvendit. Në respekt të zonjave ne lamë mbledhjen e Byrosë, por ishit ju që e refuzuat”, ka deklaruar Nikolla duke iu drejtuar Gaz Bardhit.

Ndërkohë pasi u miratua marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët dhe ligji për ndryshimet në zonat e mbrojtura, Nikolla ka mbyllur seancë, e cila zgjati rreth 8 minuta.

Në seancën e sotme, kryeministri Edi Rama nuk ishte prezent.