Meta flet për raportet me Kryemadhin: Kanë pësuar një tronditje të madhe

15 Prill 2024, 22:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta flet për raportet me Kryemadhin: Kanë pësuar një
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur në studion e “Opinion” edhe për raportet e tij me bashkëshorten Kryemadhi.

Përballë gazetarit Blendi Fevziu, Meta tha se raportet politike me Kryemadhin janë tronditur pas djegies së mandateve e tashmë në parti janë duke marrë vendime për të shmangur nepotizmin.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Çfarë po ndodh ndaj jush dhe zonjës Kryemadhi?

Meta: Asgjë, ca di ti?

Fevziu: Kam të dhëna që jeni treguar shumë agresiv ndaj saj dhe disa personave të tjerë në parti, që duhet të largohen nga partia….

Meta: Asnjë nuk është larguar.

Fevziu: Raporti juaj është i mirë?

Meta: Raporti im politik nuk është i mirë, zonja Kryemadhi ka kontribute të jashtëzakonshme deri ditën që ajo ka vendosur për djegien e mandateve. raportet tona politike që nga ai moment kanë pësuar një tronditje të madhe. /Opinion.al

 

Po ndodh...