VIDEO/ Meta merr varenë kundër TEC-it në Roskovec: Mua këtu më keni me kallash në dorë, mobilizoni njerëzit
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar këtë të shtunë protestës kundër ndërtimit të TEC-it në fushat bujqësore të Roskovecit.
Gjatë fjalës së tij, Meta tha se ky termocentral kriminal bëhet për llogari të kryeministrit Edi Rama dhe Engjëll Agaçit për të vjedhur. Sipas tij, qëllimi është shkatlrrimi i bujqësisë dhe blegtorisë.
Ndërkohë, më pas Ilir Meta mori varenë për të shkatërruar piketat të cilat ishin vendosur për ndërtimin e TEC-it, teksa bëri thirrje që të marrin çdo mjet kundër këtyre “maskarenjëve” , si dhe të mobilizojnë njerëzit.
Meta deklaroi se ai do të jetë aty me kallash në dorë, teksa “u mburr”, se di të qëllojë edhe mirë.
“Nuk ka nevojë as kjo zonë dhe as Fieri për të bërë një termocentral kriminal, për llogari të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, me gjoja letrat e firmës greke, por ka nevojë për të bërë zonë të lirë industriale atje, buzë detit në Fier që të punojnë të rinjtë e të rejat e Fierit.
Qëllimi është shkatërrimi i bujqësisë dhe blegtorisë, largimi juaj prej këtu, që Shqipëria të kthehet në një gropë të madhe termocentralesh kriminale e inceneratorësh që të vjedhin pafund. Qëndresë heroike, edhe këto piketat që kanë vendosur këtu, ku është vareja, merrni çdo mjet kundër këtyre maskarenjve, kundër këtyre pushtuesve.
Edhe armët duhen marrë për të mbrojtur këta kalamaj, mua këtu më keni me kallash në dorë, di të qëlloj mirë, nuk më dridhet dora. Mobilizoni edhe njerëzit që keni jashtë. Vetëm huri i ndan punët me këta.”, tha Ilir Meta.
-
-
Heidi Klum një selfie me bashkëshortin e saj nga fillimi i Euro 2024
15 Qershor, 11:01 -
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128