Meta: Votë për emigrantët dhe lista të hapura, pa truke

21 Mars 2024, 14:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta: Votë për emigrantët dhe lista të hapura, pa truke

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot se Partia e Lirisë do të bëjë çdo gjë për të garantuar votën e emigrantëve dhe se është pro, listave reale të hapura të deputetëve.

I pyetur gjatë një konferencë shtypi sot për çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri, Ilir Meta tha:

Partia e Lirisë mendon se problemi themelor në çështjen e zgjedhjeve është inkrimimi i qeverisë në të gjitha proceset zgjedhore, i vërtetuar nga të gjithë raportet sidomos ai i zgjedhjeve të 25 prillit dhe të 14 majit, vendoret, që nuk janë adresuar aspak deri tani në mënyrë të qëllimshme.

PL është për të garantuar urgjentisht votën e emigrantëve sepse ata po e mbajnë Shqipërinë dhe familjet shqiptare, prindërit e tyre me ato pensione skandaloze, që po goditen dhe më shumë nga kursi kriminal i deformuar i euros dhe dollarit me lekun dhe natyrisht që ne do të bëjmë çdo gjë për të garantuar votën e tyre në zgjedhjet që po vijnë.

PL ka qenë e hapur për lista të hapura në mënyrë reale, jo me truke, që praktikisht nuk i shërbejnë përzgjedhjes së vërtetë të qytetarëve për deputetin apo deputeten që preferojnë të forcës politike që votojnë.”

 

Po ndodh...

ide