Metaj: PL ofron model ekonomik që rrit punësimin dhe mirëqenien! Do ulim koston e jetesës

Ilir Metaj gjatë fjalës në Konventën Kombëtare të PL, ka premtuar se Partia e Lirisë ka një model ekonomik të qartë që do të sjellë rritje punësimi dhe mirëqënieje, si dhe do të ulë koston e jetesës.
Fjala e Ilir Metaj:
“Ne kemi një model ekonomik shumë të qartë në programin e Partisë së Lirisë. Modeli ynë ekonomik do të balancojë rritjen e prodhimit me rritjen e konsumit. Rritja e prodhimit do të mbështetet nga rritja e investimeve publike produktive, dhe nga rritja e investimeve private.
Modeli ekonomik do të mbështetet në përdorimin me efektivitet të fondeve publike, duke rritur investimet dhe shpenzimet sociale me qëllim themelor rritjen e mirëqenies së qytetarëve të të gjitha shtresave.
Modeli ynë ekonomik nuk do të lejojë kurrë marrjen e borxheve për investime fasadë të cilat kanë ulur produktivitetin e borxhit. Mdeli ekonomik i Partisë së Lirisë vendos në qendër qytetarin si përfitues të rritjes ekonomike, të përfitimit nga shfrytëzimi i burimeve natyrore, të përfitimit nga investimet publike dhe nga të ardhurat e taksave që ata vetë paguajnë.
Rritja e punësimit dhe e mirëqenies, dhe ulja e kostos së jetesës do të jetë në qendër të politikës ekonomike dhe përgjigja më e fortë ndaj varfërisë”, tha Meta.
Po ndodh...
Sulmet ndaj Dumanit dhe heshtja e Berishës për Ilir Shtufin
ide
Aleanca e Vulave dhe Kullave, përballë Republikës së Re
Fillimi i fundit të pushtetit në Shqipëri...
Koherenca qesharake e opozitës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


