Miratimi i programit të qeverisë për 25 minuta, reagon Berisha: As Maduro nuk e poshtëronte kështu Kuvendin

Pasi seanca plenare e sotme u mbyll për 25 minuta, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një prononcim për mediat.
Berisha u shpreh se ‘as Maduro nuk e poshtëronte kështu Kuvendin’, referuar kryemnistrit Edi Rama, i cili prezantoi progaramin e qeverisë.
“Një akt tipik prej Kim Jong-Un. As Maduro nuk guxonte të bënte një akt të tillë. As Maduro nuk guxonte të poshtëronte në këtë shkallë parlamentin, për çdo shqiptar ka vetëm një mision, shporrjen e tij një minutë e më parë nga pushtetit“, tha ai.
Kryedemokrati zbuloi hapat që do të ndërmarrë opozita, duke thënë se “nuk do të pajtohet me dhunën ekstreme ndaj qytetarëve”.
“Opozita nuk do të pajtohet me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve. Nuk është dhunë ndaj parlamentit, por ndaj qytetarëve. Ambasadorët të flasin vetë, nuk bëhet zëdhënës i atyre. Unë bëhem zëdhënëses i popullit shqiptar“, tha Berisha.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

