“Panxhar sheqeri është Belinda”/ Saimir Korreshi krahason ministrat me perimet: Lamallari i plotëson gjitha kushtet! Rama është patëllxhani

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” teksa foli mbi mandatin e Belinda Ballukut, mbledhja për të cilën në Komisionin e Mandateve në Kuvend u shty prapë ditën e sotme.
Sakaq, drejtuesit e programit kishin përgatitur një surprizë për Korreshin teksa i paraqitën një shportë me perime, të cilat Korreshi i krahasoi në nga një me ministrat e kabinetit Rama.
Korreshi: Speci i kuq, si djegës është ministria e re e Brendshme. Meqë hoqi zv.ministren meqë pinte duhan.
Ky është Niko Me Leshi. Qitro, ministres së Shëndetësisë. E mbaron fjalimin, e kthen mbrapsht ku e nisi.
Limoni. Që të tharton është ai ministri i Turizmit, që akoma i them kemi Shtëpinë e Kongresit të Lushnjës akoma nuk ka paguar qiranë. Hiqen sikur po bëjnë namin.
Kungullin, ai Lamallari i plotëson të gjithë, por ky i Mjedisit. Ai që s’kishte firmos akoma. I kam thënë 100 herë po fryn atje në Lushnjë.
Speci jeshil, i Inovacionit, një e vogël si pipirickë.
Panxhar sheqeri është Belinda. Lekët i bën sheqer, mjaltë. Nuk duket e ëmbël kështu, po ka sheqer shumë.
Brokoli, ai i Beratit, që merret me administratën. Pushtetin vendor.
Hudhra, Elisa Spiropali. Sepse hudhra e shikon si antibiotik.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




