Zhduket një avion me 15 persona në bord në Kolumbinë veriore, pak para mbërritjes në destinacion

Autoritetet kolumbiane kanë humbur kontaktin me një avion që transportonte 15 persona, njoftoi Ministria e Transportit e Kolumbisë, së bashku me kompania shtetërore ajrore Satena.
Avioni, një Beechcraft 1900D, i cili po kryente një fluturim të brendshëm për llogari të kompanisë private Searca, e bashkëpunuar me Satena-n, ishte nisur nga Cúcuta, në veri të vendit pranë kufirit me Venezuelën, me destinacion Ocaña.
Sipas autoriteteve, kontakti me kontrollin e trafikut ajror u ndërpre rreth 10 minuta para se avioni të mbërrinte në destinacion.
Satena bëri të ditur se avioni, që po kryente fluturimin NSE 8849, u ngrit rreth orës 11:42 (ora lokale), me orë të parashikuar mbërritjeje 12:05, ndërsa kontakti i fundit me kullën e kontrollit u regjistrua në orën 11:54.
Autoritetet kanë nisur procedurat për lokalizimin e avionit dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


