Aksident i pazakontë me pasoja, klubi i Superiores humb lojtarin që afroi për të zëvendësuar “rebelin”

28 Janar 2026, 21:00 / SPORT ALFA PRESS

Aksident i pazakontë me pasoja, klubi i Superiores humb lojtarin që

Klubi i Bylisit ka bërë të ditur se ka humbur për këtë sezon shërbimet e një prej lojtarëve të afruar në merkaton e janarit, portierin Ion Kristian Gurau.

Sipas ballshiotëve, futbollisti i afruar për të marrë vendin e Zheremi Vashu, i cili u largua nga ekipi pas protestës publike ku braktisi fushën e lojës, ka pësuar një aksident dhe ka dëmtuar damarët e dorës. duke mbyllur para kohe sezonin.

Portieri ynë Ion Kristian Gurau pasditen e sotme pësoi një aksident, duke u dëmtuar në dorë me xham, duke i prekur edhe një nga damarët e dorës. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe klubi është angazhuar për ekzaminimet e mëtejshme më të specializuara.

Portieri Gurau do të qëndrojë 4–5 muaj në periudhë riaftësimi dhe ka mbyllur sezonin. FK BYLIS i gjendet pranë në këto momente dhe i uron shërim të shpejtë dhe kthimin sa më parë në fushat e blerta!

 

Po ndodh...

ide