Mosregjistrimi i PD në zgjedhje, Zekthi: Kështu e lexojnë ligjin ata të ISIS, marrëzi...

16 Mars 2023, 00:08 / POLITIKË ALFA PRESS

Mosregjistrimi i PD në zgjedhje, Zekthi: Kështu e lexojnë ligjin

Analisti, Fitim Zekthi, thotë se është surprizuar nga vendimi i KQZ për të mos regjistruar PD në zgjedhjet e 14 majit.

I ftuar në "Ora e Betit", ai tha se një marrëzi të kësaj natyre nuk e kishte parë as në 1998.

Fitim Zekthi: Jam pak i surprizuar sepse kisha menduar se kishim dalë nga kjo politikë e shëmtuar e KQZ në Shqipëri. Nga 2005 u duk se kemi dalë nga kjo sjellje. Një banalitet i pashpjegueshëm.Kanë bërë prapësira të shumta me zgjedhjet në Shqipëri por një marrëzi të kësaj natyre... është më e shëmtuar se ato që kanë ndodhur nga '98 në 2001. Si mund të jetë argument ligjor firmosja e deklaratës. Është marrëzi totale. Kështu e lexojnë ligjin ata të ISIS. Zgjedhjet bëhen për njerëzit.

 

Po ndodh...