“Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit”, reagon Ilir Meta: Nuk do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe...

Me tone të ashpra kreu i PL-së Ilir Meta këmbënguli në Partinë e Lirisë ka nepotizëm. Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar tha se më 27 prill do të ekzekutojnë nepotizimin.
Ai u shpreh i bindur se në kryesinë e Partisë së Lirisë nuk do të ketë dy njerëz nga e njëjta familje. Sipas tij, do jetë vota që do të vendose kush do të qëndrojë, ai apo Kryemadhi.
“Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit, askënd. Askush s’ka të drejtë të bëjë viktimën. Ne ekzekutojmë fenomenin. Ne këtu kemi shumë raste të nepotizmit në Lezhë zoti Viktor që të thashë 10 herë”, tha Meta.
“Para statutit janë të barabartë të gjithë, edhe Ilir Meta. Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje. Kjo nuk do të thotë se u dashka të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Kjo zgjidhet me votim”, tha kreu i PL.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



