Në foto me vrasësin e policit/ Luan Baçi u përgjigjet mediave, nuk kursen as "gazbardhistët": Bëjnë lojë të dyfishtë!

Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi, reagoi nga protesta përpara Bashkisë së Tiranës pas publikimit të fotos ku ai shfaqej para tre vitesh me personin e akuzuar për vrasjen e policit Novruz Cenalia.
“Unë shpreh ngushëllime shumë të sinqerta me gjithë zemër për policin e vrarë.Por gjithashtu konfirmoj për të gjitha mediat, si deputet i qarkut të Fierit, njohja ime është shumë e madhe, kam shumë fotot, kam shumë video, kam shumë takime, edhe drekëra e darka me demokratë dhe jo vetëm. Edhe një prej ata, vrasësi i atij policit. Po, Ju mediat që e keni nxjerrë, po u përgjigjem, po e njoh Azgan Mërnicën.
Në vitin 2021 kur ka bërë atë foto me mua, nuk ka qenë kriminel, ka qenë njw qytetar i ndershëm, punëtor dhe familjar dhe absolutisht e meritonte foton me mua.
Ai dhe shumë ët tjerë.
Absolutisht e dënoj veprimin tim, absolutisht më vjen shumë keq, por më kot mundoheni të me presiononi me foto të tilla, me punë të tilla, me thirrje në SPAK dhe BKH herë pas here, me denoncime të hartuara nga patronazhistë dhe bravistë që bëjnë lojë të dyfishtë.
Unë do vazhdoj punën time të ndershme, nuk tërhiqem nga presionet, as nga SPAK. Çdo gjë në jetë e kam me djersë,” tha Luan Baçi.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



