Nga Arba Kokalari, tek Vedat Gashi/ Njihuni me Shqiptarët e suksesshëm që kanë bërë karrierë politike në shtete të ndryshme

Ka shumë personazhe me origjinë shqiptare ose të lindur në Shqipëri dhe kanë emigruar, që i janë futur politikës.
Disa prej tyre kanë arritur të kenë suksese të mëdha të niveleve të përfaqësimit.
Ata kanë arritur deri tek pjesmarrja në parlamentin e BE, kryebashkiakë, deputetë dhe njerëz me influencë politike.
Ja disa prej tyre
Arba Kokalari (e lindur më 27 nëntor 1986 në Tiranë, Shqipëri) është politikane shqiptaro-suedeze, pjesë e partisë më të madhe opozitare suedeze — me përcaktim të djathtë — ”Partia e Moderuar” (PM).
Arba Kokalari është deputete në kryesinë federative për Partinë e Moderuar në qytetin e Stokholmit dhe u zgjodh zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015. Ajo më parë ishte sekretare ndërkombëtare e Shoqatës Rinore Moderate (MUF).
Në zgjedhjet suedeze të vitit 2019 për Parlamentin Evropian (PE), Kokalari u zgjodh eurodeputete. Ajo është deputetja e parë me përkatësi shqiptare në PE.

Adnan Dibrani
U zgjodh deputet në Suedi në vitin 2014 nga Socialdemokratët.
Ai ishte 7 vjeç kur është shpërngulur nga Mitrovica bashkë me familjen në vitin 1992 për në Suedi.
Prej 2014 ai ka fituar plot 4
mandate.
Në mesin e 31 votave pro raportit për Kosovën në Komitetin për Politikë të Jashtme të Këshillit të Evropës, qe edhe ajo e Adnan Dibranit. Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë ka lobuar vazhdimisht, që faza e parë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, të kalojë me sukses.

Korab Rashiti
Ai është shqiptari i parë, deputet kantonal i Bernës dhe i pari shqiptarozviceran në gjithë Zvicrën që zgjidhet nga SVP/UDCnë nivel kantoni në vitin 2022.
Korab Rashiti, i lindur me 05 korrik 1986 në qytetin Morges, Kantoni Vaud, Zvicër, në vitin 1987, bashkë me familjen është vendosur në Biel/Bienne të Kantonit të Bernës. Në këtë qytet ka kryer shkollën fillore dhe të mesme dhe më vonë e ka kryer MBA (Master Business Administration). Pastaj një vit ka qëndruar në SHBA për studime ekonomike. Aktualisht është anëtar i institutit Mises (Të Shkollës Ekonomike Austriane).
Korab Rashiti flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, frënge, gjermane, angleze dhe pak a shumë edhe atë italiane. Aktualisht kryen detyrën e shefit Specialist i Sigurisë dhe Kualitetit në SBB/CFF në Bernë.

Vedat Gashi
Shqiptaro amerikani me prejardhje nga Kosova, Vedat Gashi i cili është i angazhuar në jetën politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është renditur i 16-ti në mesin e 100 personave më të fuqishëm në Qarkun e Westchesterit të New York City.
Përzgjedhja e Gashit në mesin e top 100-shes së liderëve më me ndikim në këtë qark u bë nga kompania mediale me seli në New York City “City & State”.
Shqiptaro-amerikani Vedat Gashi më 27 maj të 2023 me 15 vota u zgjodh kryetar i Bordit të Ligjvënësve (Kuvendit) të Qarkut të Westchesterit.
I lindur në Kosovë, në moshën 4 vjeçare, ai dhe familja e tij u larguan nga regjimi shtypës, dhe më i egri diktatorial i Serbisë, Sllobodan Millosheviqit, për t’u vendosur përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.
Që atëherë pra kur erdhi në SHBA ai ka qenë banor i kantonit verior njujorkez Westchester County, ku po shërben në poste publike për më shumë se dy dekada. Duke studiuar në shkollat e larta amerikane Gashi mori një B.A. nga Kolegji i Konektikatit, ku u ftua të shërbente në Bordin e Administratorëve si Administrues i New Alumni. Më pas, Vedat Gashi mori një diplomë tjeter atë JD nga Universiteti Seton Hall. Gjatë studimeve të tij, Vedat Gashi punojë për gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor, e më pas në Gjykatën e Qarkut të Dytë të Apelit me kongresmenin Lee Hamilton në Komitetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve.

Violeta Berishaj është gruaja e parë e zgjedhur si kryetare e bashkisë së qytetit Fairview- New Jersey.
Shqiptaro amerikanja Violetta Berisha, është me origjinë nga Puka, e lindur në Itali, e cila në moshën 3 muajshe ka ardhur në SHBA si emigrante, sëbashku me familjen e saj. Ajo është rritur në Amerikë, nën përkujdesin e vazhdueshëm të familjes fisnike, ku dhe ka përfunduar me sukses të gjithë ciklin e plotë mësimor të shkollës fillore, të mesme dhe universitetin.
Asokohe në vendlindje në Pukë, kjo familje të gjithë ishin antikomunistë të vendosur, sikurse mijëra familje të tjera shqiptare anti komuniste, të cilët kundërshtonin regjimin e hurit dhe litarit dhe gjithsesi nuk mund të pajtoheshin me diktaturën komuniste, të vendosur brutalisht në Shqipëri gjatë vitit të zi 1944 (pas Luftës së Dytë Botërore).
Ata një ditë si familje u arratisën e u vendosën fillimisht në Kosovë, Belgjikë, Itali etj., dhe së fundi mbërritën këtu në ëndrrën amerikane të lirisë dhe demokracisë në shtetet New York dhe New Jersey të SHBA-së.

Sami Musa
Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozherani i Vitisë në Kosovë është deputeti i parë me origjinë shqiptare në Parlamentin e Hamburgut. Ai u zgjodh në vitin 2020.
Sami Musa ka kandidaur në listën e Partisë Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e ditës së dielë (23 shkurt) ka fituar më shmë se 39% të votave dhe ka zënë vendin e parë në këtë qytet-land.
Babai i tij Xhelil Musa është me origjinë nga Pozherani i Vitisë, ndërsa nëna me origjinë nga Austria.
Xhelil Musa, i cili kishte ardhur në Hamburg nga Kosova, në vitet 1970.
Deri pak para se të bëhej parlamentar, Sami Musa drejtonte hotelin dhe restorantin e familjes, “Grüne Tanne” në Hamburg-Marmstorf.
Në 2022 ai u largua nga SPD dhe u bashkua me FDP.

Islam Aliaj
Islam Aliaj, një zviceran me origjinë shqiptare me Partinë Socialdemokrate u zgjodh deputet në vitin 2022.
Ai ishte më parë anëtar aktiv në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut, ndërsa komuniteti shqiptar i Zvicrës tani ka edhe përfaqësues të nivelit federal.

Ahmet Gjanaj
Deputetu i parë shqiptar i zgjedhur në Belgjikë, për më tepër në Parlamentin e Brukselit.
Gjanaj ka lindur në Bruksel më 7 Qershor 1968. Ai ka mbaruar studimet e larta për ekonomi në Universitetin e Lirë tëBrukselit dhe ka punuar në sektorë dhe ndërmarrje të ndryshme ekonomike belge. Krahas punës për integrimin në jetën eshoqërisë belge, zoti Gjanaj ka kontribuar qysh herët edhe për integrimin e komunitetit shqiptar në Molenbeek, një prej komunaveme përqëndrimin më të madh të shqiptarëve në Belgjikë.
Ai ka themeluar dhe drejton prej vitesh Shoqatën Kulturore “Albabel”dhe Shkollën shqipe “Vatra”. 
Sindi Manushi
31-vjeçarja shqiptare Sindi Manushi është zgjedhur kryetare e bashkisë në Pieve di Cadore, në zonën Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën në vitin 2023.
E reja shqiptare, me origjinë nga Elbasani u zgjodh në krye të bashkisë, duke pasuar kështu paraardhësin Giuseppe Casagrande.
Ajo ka emigruar në Itali së bashku me familjen në moshën 9-vjeçare dhe punon si avokate. Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, 31-vjeçarja ka rrëfyer peripecitë e vështira me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj kur kanë shkuar në Itali.
E reja shqiptare ka thënë se nuk e mohon kurrë origjinën, por se ndihet dhe gëzon të drejtat si një qytetare italiane.

/Artikull nga Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
