
Mbi 8 vite luftë me shokët e themeluesit të vdekur/ Nga përplasjet me Edi Ramën tek marrja e pronësisë së Top Channel, nga familja Hoxha

Pas 8 vitesh dhe një kalvari të gjatë seancash gjyqësore, për pronësinë e Top Channel, Gjykata Kushtetuese njohu si pronar të vetëm dhe legjitimë të televizionit më të madh në vend familjen Hoxha.
Me një shumicë votash prej 7 vota pro dhe 2 kundër, nga nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e veja e themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha, Vjollca Hoxha, si dhe fëmijët Lori Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha, u janë njohur 100% të aksioneve, përkatësisht nga 20% secili.
Po si nisi dhe cila është historia e pronësisë së Top Channel?
Beteja ligjore e Vjollca Hoxhës dhe dy aksionerëve të tjerë, Albert Sinos dhe Aurel Baçit, (Ish miq dhe ortakë të Dritan Hoxhës së ndierë), nisi në vitin 2016 kur gjykata në atë kohë vendosi në favor të tyre.
Por sipas Hoxhës, Sino dhe Baçi përfituan nga miqësia me Dritan Hoxhën dhe për shkak të kritereve ligjore të nenit 20 të ligjit Nr. 9742, datë 8 maj 2007, i cili kërkonte që asnjë subjekt në fushën e medias, të mos zotërohej për më shumë se 40% nga një person i vetëm.
Për këtë arsye u krye një shitje formale e aksioneve ku Dritan Hoxha u detyrua të mbante vetëm 40% të aksioneve ndërsa pjesa tjetër i kaloi Sinos dhe Baçit.
Dhe më pas nisi dhe kalvari i gjatë i gjyqeve mes palëve.
Përplasjet mes Edi Ramës dhe Top Channel
Por siç duket kjo betejë nuk ishte aq e lehtë për tu fituar.
Vijmë në vitin 2022 para se Gjykata e Lartë të jepte vendim për pronësinë e TopChannel.
Në ekranet e kësaj medie si dhe në atë të shkruar filluan të shfaqen kronika ku nxirreshin në pah të metat e qeverisjes Rama.
Dhe në tetor të vitit 2022 gjakrat” midis kryeministrit Edi Rama dhe televizionit kombëtar Top Channel duket se arritën pikën e vlimit.
Këtë të la të kuptohet një postimi i bërë nga Rama në Tëitter ku shefi i qeverisë rendi tre tituj të tre kronikave që ishin transmetuar në ekranin e Top Channel, duke akuzuar median në fjalë se po dezinformon publikun.
Kronikat në fjalë kishin në fokusin e tyre emigrimin masiv të shqiptarëve në dekadën që Edi Rama ka qenë kryeministër (duke çuar rrjedhimit në shpopullim), largimin e efektivëve të policisë nga detyra prej kushteve të këqija të punës e pagave të ulëta dhe dështimin me procesin e “Rindërtimit”.
‘700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit’, ‘7 punonjës në ditë ikin nga policia’, ‘Tri vite pas tërmetit s’kanë shtëpi’. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!”, shkroi shefi i qeverisë në Tëitter.
Dhe fare lehtë kuptohej. Njëri nga vetëm 3 TV-të kombëtare në vend për të cilin aludonte Rama, ishte Top Channel.
Një përplasje tjetër mes Ramës dhe kësaj medie kishte të bënte dhe me një kronik me titull “Grabitja e fondeve publike”.
Në një shkrim të saj kjo media shkruan se reagimi i Kryeministrit vjen si një seri sulmesh ndaj Top Channel, pas transmetimit të disa kronikave shqetësuese për publikun, siç është rritja e energjisë elektrike, rritja e naftës, largimi i të rinjve, taksimi i bizneseve etj .
Por në fillim të vitit 2023 Gjykata e Lartë merr vendimin përfundimtar për pronësinë e televizionit Top Channel.
Në këtë vendim thuhej dy anëtarë të trupës gjykuese kanë vendosur në favor të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëvetë tjerë, fëmijët e themeluesit të ndjerë të Top Media, Dritan Hoxha, Lorela, Sara, Redia dhe Itan Hoxha.
Pas këtij vendimi për TopChannel Shqipëria bëhet baçe me lule.
Nga Shqipëria drejt autokracisë në demokracia Shqipëria bën përparime.
Po në shkurt të 2023 u fol se kjo medie u shit për një shifër prej 9 milionë Euro, nga trashigimtarët e Dritan Hoxhës drejt një kompanie të panjohur të quajtur “Ëestern Media Conglomerate Investments LTD”.
Kryetari i Rithemelimit Sali Berisha madje akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën se fshihet pas këtij pazari.\Alfapress.al
-
Përfundon Samiti për Ukrainën në Tiranë, shkrepet fotoja familjare
28 Shkurt, 13:15 -
Rama: S’duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë!
28 Shkurt, 12:12 -
Vuçiç me plan të qartë në Tiranë, ja kërkesa që prek Kosovën
28 Shkurt, 11:55

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128