Nga Trauma te QSUT, Gjekmarkaj do e kalojë natën në spital për kontrolle më të specializuara

23 Dhjetor 2024, 22:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga Trauma te QSUT, Gjekmarkaj do e kalojë natën në spital
Agron Gjekmarkaj, nënkryetari demokrat i Kuvendit, është transportuar nga spitali i Traumës drejt QSUT-së, ku do të kalojë natën, pasi humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës.

Gjekmarkaj po transpotohet nga Trauma, ku qëndroi për rreth 3 orë, drejt QSUT-së.

Gjekmarkaj ndodhet në një barrelë që i drejtohet një autoambulance.

Nënkryetari demokrat i Kuvendit do të kalojë natën në kushte spitalore, nën monitorimin e mjekëve. Transferimi nga Trauma te QSUT është bërë për një kontroll më të specializuar, ndërsa Gjekmarkaj paraqiti një gjendje stabël për orët e qëndrimit te Trauma.

 

Po ndodh...

ide