
Nis Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, Manastirliu: Në garë mbi 11 mijë nxënës nga 700 shkolla në të gjithë vendin

Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe ka nisur zyrtarisht në 700 shkolla të arsimit parauniversitar në të gjithë vendin, duke angazhuar mbi 11 mijë nxënës të klasave të nënta.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në nisjen e konkursit nga shkolla “E Kuqe” në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.
“Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe tashmë realizohet për të tretin vit radhazi në shkollat 9-vjeçare dhe janë 700 shkolla në të gjithë Shqipërinë që janë pjesë e organizimit të këtij konkursi të madh kombëtar. Më shumë se 11 mijë nxënës ne presim që të angazhohen në këtë garë për të përçuar atë që ne kemi më të shtrenjtë, gjuhën shqipe, pasurinë tonë të madhe, identitetin tonë kombëtar, që na lidh dhe na bashkon.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Tema e këtij viti, “Gjuha Shqipe dhe Komunikimi Qytetar në Epokën Digjitale”, reflekton sfidat e reja që komunikimi digjital sjell për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës sonë kombëtare.
“Gjuha shqipe nuk është thjeshtë një mjet komunikimi, është pasuria jonë më e madhe, ndaj ne duhet ta mbrojmë, ta trashëgojmë, ta flasim bukur atë dhe tema e këtij viti që ne kemi përzgjedhur është “Gjuha Shqipe dhe Kominikimi Qytetar në Epokën Digjitale”, shtoi Ministrja Manastirliu.
Konkursi do të përmbledhë elementë të ndryshëm duke filluar nga poezitë, pyetjet e shpejta, projektet inovative, duke treguar se sa njohuri kanë nxënësit për gjuhën shqipe.
“Do të kemi mundësi që të shohim jo vetëm skuadra të mirëpërgatitura të cilat do të garojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet elementeve të ndryshëm të këtij konkursi, duke filluar nga poezitë, duke vijuar me kuicet, duke vazhduar me projektet inovative, duke treguar se sa shumë njohuri ju keni marrë për arsimimin tuaj, por nga ana tjetër edhe duke vendosur në këtë garë të madhe në nivel kombëtar të gjitha aftësitë tuaja, kompetencat tuaja dhe çfarë mësuesit u kanë mësuar, por edhe çfarë ju keni eksploruar, çfarë ju keni mësuar gjatë gjithë këtyre viteve për t’i vendosur në këtë arenë të madhe të këtij Konkursi Kombëtar.”, tha Ministrja, Ogerta Manastirliu.
Pas kësaj fazë të parë, ku konkursi zhvillohet mes klasave të nënta në çdo shkollë për të identifikuar nxënësit që shfaqin talent ose aftësi të spikatura gjuhësore, të cilët do të përfaqësojnë shkollën në nivele të tjera, skuadrat garojnë në nivel rajoni për të nxjerrë 20 skuadrat më të mira do të shkojnë në fazën gjysmëfinale, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranin e RTSH.
Finalja e madhe do të shpallë fituesit e konkursit, të cilët do të vlerësohen për njohuritë e tyre të thelluara në gjuhën shqipe.
“Unë jam e bindur që do të fitojnë më të mirët, por ajo që do të fitojë vërtet është gjuha shqipe. Përmes pjesëmarrjes së fëmijëve dhe angazhimit të tyre, gjuha jonë e bukur do të lartësohet edhe më shumë. Suksese të gjithë nxënësve në këtë garë të madhe kombëtare”, ishte urimi i Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu për të gjithë nxënësit.
Ky është edicioni i tretë i Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe që zhvillohet me nxënësit e klasave të nënta në mbarë vendin.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128