Nuk përmbahet Berisha/ Lum fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj kryetares së Gjykatës së Posaçme: Kriminele, hajdute ordinere, pa moral, llum...

1 Mars 2024, 20:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Nuk përmbahet Berisha/ Lum fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj
Sali Berisha nuk ndalet së sulmuari nga dritarja e banesës ku gjendet nën arrest të gjitha institucionet e drejtësisë dhe veçanërisht SPAK dhe Gjykatën e Posaçme, me të cilat ka "hesape" të hapura. Këtë të premte, pasi ka mbaruar punë me akuza për korrupsion dhe lidhje me krimin për kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin Arben Kraja, (Të dy kanë në dorë hetimin e aferës Klubi Partizani), ai i është lëshuar sërish ashpër me fyerje dhe kërcënime, edhe kryetares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, (Edhe kjo shqyrton masën e tij), me një fjalor të egër jashtë çdo lloj etike.

Ai e ka quajtur atë llum, të pa moral, kriminele, hajdute ordinere, etj.

Pjesë nga fjala e Sali Berisha: 

Ka qenë betejë e vështirë dhe e tillë mbetet sepse përballja me krimin, përballja me njerëz të zhveshur nga çdo moral, përballja me kreun e organizatës kriminale që quhet qeveri shqiptare, sigurisht që është e vështirë, është me pasoja, por është jetike dhe vendimtare për të ardhmen e këtij vendi.

Edi Rama këto dy muaj, këto 60 ditë të tuaja, ka dalë në pah para çdo shqiptari, ka nxirë para çdo atdhetari, para çdo atdhetari të lirë në Europë, si figura politika më karikaturë.

Si një diktator i llojit të Musolinit, i Ajatollahëve, të Llukashenkos që ka frikë dhe tmerr nga kundërshtari politik dhe që përdor çdo mjet të paligjshëm, dhunon kushtetutë dhe ligje për ta mbajtur atë në arrest shtëpie.

Përdor llume njerëzore të llojit Dumanrë dhe Manekër, njerëz që kanë për moral krimin, apo Kraja dhe Millonaj.

Këtu para jush i kam shtruar një pyetje asaj turp gjykatëses, apo ti themi haptas llum gjykatëses.

I kam shtruar një pyetje; a je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për punëra llumi? Nuk ka kthyer përgjigje.

Sonte do ta pyes në emrin tuaj dhe mbarë shqiptarëve, këtë llum gjykatëse; ke përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata se të është dashur. Irena Spata e ke quajtur ndonjëherë veten ti?

Nuk te turp ti moj, ti je një hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral, pa asgjë, që mbahesh aty si skllave e krimeve tua.

Sonte i them këto në emër të betejës tuaj të përnatshme.