
Pagesat fiktive, Ola Xama: Kushëriri tha se e mbante me bukë vjehrra, por bleu truallin e Xoxes 140 mijë euro

Gazetarja Ola Xama tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV dy episode të pagesave fiktive të kushëririt të Ajola Xoxës, siç është blerja e një trualli për 140 mijë euro, ndonëse ai merrte 1100 euro më muaj rrogë dhe blerja e një makine gati tre herë më shtrenjtë se çfarë e kishte blerë Ajola vite më parë.
“Çështja është ende nën hetim. Prokuroria nuk ka ngritur akuzë ndaj shtetasit Valmir Xoxa, por dyshon se ai ka blerë në mënyrë fiktive, një truall në pronësi të Valbona Xoxa dhe Ajola Xoxa, për 140 mijë euro. Më pas në këtë tokë është marrë leje ndërtimi nga firma “Atelier 4”, që zotërohet nga vëëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi, ku Ols Eftimi del edhe mik i familjes Veliaj-Xoxa që ka ndihmuar me arredimin e vilës në Qerret.
Kur është pyetur Valmir Xoxa, që është pedagog në Universitetin e Arteve dhe pjesë e bandës frymore në Bashki, me të ardhura mesatare 1.1 mijë euro në muaj, ka thënë që 140 mijë euro i kam mbledhur kam jetuar te vjehrra dhe vendosa të blej pjesën e truallit në vitin 2019. Kur ra tërmeti paratë i futëm në jastëkë dhe madje ishim të pastrehë prej tërmetit dhe kemi shëtitur te të afërmit. Ndërkohë ai rezulton se ka marrë kredi të butë nga bashkia e Tiranës si i pastrehë.
Rezulton se Ajola Xoxa ka shitur një makinë Valmirit, që ajo e ka blerë 7 mijë euro dhe pas disa vitesh e ka shitur 23 mijë euro. 2.5 herë më e lartë.
Ai shprehet e bleva se ishte super makinë, thotë ai, sipas SPAK, por iu prish motorri vitin e parë që e bleu dhe pastaj e shiti për 11 mijë euro”- tha Xama.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128