Paloka: Basha është nisur dy herë për në SHBA dhe është kthyer

19 Prill 2022, 21:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Paloka: Basha është nisur dy herë për në SHBA dhe

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka mbrëmjen e sotme në emisionin ’Frontline’ ka deklaruar se ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte nisur dy herë drejt SHBA-ve dhe sipas tij e kanë kthyer mbrapsht. Paloka nga ana tjetër për ish-kryeministrin Sali Berisha është shprehur se do të vijë dita shumë shpejt, ku ai të udhëtoj drejt SHBA-së.  

“Do vijë çasti kur Berisha do të kalojë Oqeanin dhe do ta merrni vesh. Pse s’i kujtoni ju se do të qëndrojnë këto vendime politike. Ja, do të ndërrohen asministratat e do të vijë ajo ditë. Unë e kam kaluar Oqeanin mbi 10 herë, cep më cep i kam rënë Amerikës dhe nuk kam bërë lajm. Shkoi një deputet në SHBA, dhe çfarë? Pse duhet bërë lajm kjo, çfarë ka se shkon një deputet në Amerikë? Basha është nisur dhe e kanë kthyer, nja dy herë”-u shpreh Paloka.

 

Po ndodh...

ide