"Partia do gjak të ri..."/Rama la gardën e vjetër jashtë listës së sigurtë, Klosi: Ne kemi të rinj, PD ka mbledhur humbësit!

10 Mars 2025, 22:57 / POLITIKË ALFA PRESS

"Partia do gjak të ri..."/Rama la gardën e vjetër

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për ndryshimin e brezave në PS dhe faktin që Edi Rama ka lënë jashtë listës së sigurtë deputetët burra, duke e rezervuar këtë listë për të rinjtë dhe gratë. 

Klosi tha se Partia Socialise është gjithmonë në punë për zgjedhjet dhe sapo mbaron një proces zgjedhor, nis puna për procesin e ardhshëm. 

"Ne kemi filluar, kemi dy vjet që kur mbaruan zgjedhjet e 2023, direkt bëmë Asamble, ndryshime në drejtuesit politikë, filluam punën për rienergjizimin, kur hyjmë sot në garë, ndjesia që PS përfaqëson frymën dhe elementët e rinj të shoqërisë… Kur vjen puna te lista, PS nuk e ka fare më të voglën vështirësi të thotë që në këtë pjesë të fushatës do të zgjdhim element të rinj, të ndryshojmë pjesën më të madhe të kandidatëve, ndërkohë të gjithë elementët e fortë të PS, përveç drejtuesve politike do të jenë në garë si deputetë në lista të hapura, kanë qëndruar pranë elektoratit, mbledhin vota nga elektorati, gjatë gjithë kësaj kohe jemi marrë me rinovimin dhe rifreskimin e forumeve. 
Ne merremi gjithë kohën me fushatë, qoftë në terren dhe qoftë në diasporë, votën që do të vijë nga emigrantët tanë kudo ku ndodhen. Në krahasim me kundërshtarët nuk e kemi vështirësinë për të kaluar në këtë etapë të re. 

Të qenurit të rinj, krijon një profil që komentohet më gjerë... Partia është mekanizëm që kërkon gjithmonë të ketë elementë të rinj. Nuk është hera e parë. Gjithmonë partitë e thonë këtë, përpiqen që të rekrutojnë apo të fusin nga forumet më të larta, deri në forumet e çdo niveli të rinj. Në partitë e djathta nuk ka element të rinj. Te PS elementët e rinj, duke u alternuar me këta me eksperiencë krijojnë ekipe. PS ia ka dalë që këto gjenerata të reja të alternohen dhe të gjëjnë veten sipas vlerave, votat që japin, etj. Në politikë nëse nuk merr vota nuk je më politikan", tha Klosi. 

I pyetur se përse PS nuk ka aleatë, siç ka PD me 26 parti në koalicion, Klosi tha se ky vendim është marrë që në vitin 2017 dhe se kjo parti ka koalicion me qytetarët. Ndërsa për PD, tha se ka koalicion me humbësit. 

"Ne nga 2017 kemi zgjedhur këtë formulë. Ne vendosëm që koalicioni ynë i vetëm të jetë koalicioni me qytetarët. Të gjithë zotërinjtë e paraqitur në foto (koalicioni i PD), janë figura humbëse. Kanë nga 10 humbje para PS dhe askush nuk ngjall shpresën për element dhe ndjesi të re. Të gjithë janë humbës dhe janë një koalicion partish që në 2021 edhe pse ishin edhe njëherë kaq partiçka të vogla, humbën shumë thellë. Nuk e di se cfarë mesazhi ka dashur të japë PD, që ka mbledhur humbësit me vete, por edhe ata që akuzon për shumë gjëra, një pjesë e tyre që morën mandatin, bashkuan votat me PS, sot janë në koalicion. Nuk e di se kush i mëson por më keq se kaq nuk mund ta bënit", tha Klosi. 

 

Po ndodh...