
"Ngelën shkollat dhe kopshtet pa ndërtuar..."/ Abilekaj: Mediat e Veliajt, jo vetëm qesharake! Bëjnë sulme kriminale ndaj drejtësisë

Mediat pranë bashkisë së Tiranës prej ditësh janë mbushur me lajme se projektet e reja për shkolla, kopshte dhe investime të tjera në bashkinë e Tiranës, kanë mbetur pezull pas arrestimit të kryebashkiakut Erion veliaj në 10 shkurt, sepse nuk ka kush firmos. Në fakt prej arrestimit të Veliajt, e drejta i firmës së Veliajt i ka kaluar Anuela Ristanit, një nga 5 nënkryetarët e bashkisë, me bekimin e kryeministrit Rama.
Duke komentuar këto lajme, analisti Enton Abilekaj, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se këto media tregojnë se nuk kanë respekt për veten sepse duhen bërë lajme më të besueshme dhe nga ana tjetër sulmojnë në mënyrë kafshërore prokurorët, gjyqtarët dhe gazetarët kritikë.
“Këto lajme që japin mediat e Veliajt tregojnë se nuk kanë respekt për veten sepse duhen bërë lajme më të besueshme. E dinë ata që është caktuar një zonjë nënkryetare dhe firmos gjithçka në emër të kryetarit. Pra nuk është çështje firme ajo. Nëse pastaj nuk i marrin tenderat ata që do kryetari, kjo është punë tjetër. Por, korrespodencën e ka të lirë ai, siç e ka burgun që hyn e del kushdo.
Problemi më i madh është që këta kanë sulmuar në mënyrë kafshërore prokurorë, gjyqtarë, çdo njeri që guxon të flasë për Veliajn, i kanë hyrë në fis dhe shtëpi, ky është krim. Nuk mund të jenë media kur bëjnë këtë, duhet të distancohemi nga kjo lloj media. As etikën minimale të kafshëve me njëra tjerën nuk e kanë”- tha Abilekaj.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128