Do ndërtojë ciklin e ri te Mançester Siti, Guardiola hedh sytë nga mesfushori i Real Madridit

10 Mars 2025, 22:16 / SPORT ALFA PRESS

Do ndërtojë ciklin e ri te Mançester Siti, Guardiola hedh

Pep Guardiola ka këtë vit një detyrë të vështirë, pasi i duhet të bëjë thuajse nga e para Mançester Sitin pas kolapsit të bujshëm që ka pësuar në këtë sezon. Trajneri po kërkon elementë të rinj dhe cilësorë, të cilët të jenë pjesë e klubit edhe kur ai të largohet nga drejtimi i “qytetarëve”.

Sipas “Sky Sports”, një nga emrat që Mançester Siti po shqyrton më me kujdes është ai i Eduardo Kamavingas. Mesfushori francez është një nga emrat e preferuar të Guardiolës, i cili kërkon që të shfrytëzojë lidhjet që ka me kompaninë që e menaxhon, CAA Stellar, e cila bëri të mundur transferimin e Marmush në radhët e “qytetarëve”.

Kamavinga ka kontratë deri në vitin 2029 me Real Madrid dhe nuk ka shfaqur sinjale se dëshiron të largohet nga spanjollët. Por nëse pozicioni i tij në skuadër nis të lëkundet, atëherë Siti do të ishte gati të bënte një lëvizje për të siguruar firmën e tij.



Po ndodh...