PD në pritje të kryetarit, Lulzim Basha takim me të rinjtë e FRPD-së

24 Maj 2023, 11:33 / POLITIKË ALFA PRESS

PD në pritje të kryetarit, Lulzim Basha takim me të rinjtë e

Pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 majit, në skenën politike të Partisë Demokratike duket se po rikthehet ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

Mësohet se Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me të rinjtë e FRPD-së, në një nga hotelet e Tiranës.

PD zyrtare ka nisur riorganizimin dhe pritet të zgjedhë së shpejti strukturat e reja. Një vit e gjysmë më parë, Basha e motivoi dorëheqjen për t’i hapur rrugë riorganizimit të partisë. Pas zgjedhjeve të 14 majit dha dorëheqjen edhe kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Kështu, Lulzim Bashës i lind e drejta e kandidimit dhe duket se ai e ka nisur i pari fushatën, duke u fokusuar tek e ardhmja dhe të rinjtë e PD-së.

 

Po ndodh...