Çfarë po ndodh në kampin blu? Basha i rikthehet politikës, Berisha mbledh deputetët e tij, Gazment Bardhi mobilizon grupin për…

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nis rikthimin në politikë. Basha do të zhvillojë një takim pasditen e sotme me të rinjtë, ku pritet të diskutohen shumë çështje, teksa kjo lëvizje vjen pas humbjes së demokratëve në zgjedhjet e 14 majit.
Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot se do të mbledhë grupin e tij parlamentar. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 13:00. Sakaq, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi do të zhvillojë mbledhje grupi me çështje diskutimi, ligjin për pagat që pritet të votohet nesër në Parlament.
Kujtojmë se Basha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike një vit më parë pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dhe në krye të PD-së u vendos Sali Berisha.
Pas vendimit të gjykatës, PD u drejtua nga kreu në detyrë Enekelejd Alibeaj. Rikthimi i Bashës u paralajmërua nga disa analistë, teksa dhe deputeti i PD-së Gazment Bardhi foli për këtë lëvizje të tij./Balkanweb
-
14 maji/ Bardhi: Edhe me Berishën PD do humbiste
24 Maj, 09:07
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

