
Protestat/ Gazetarët i kërkojnë datë, Berisha shmang përgjigjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha i pyetur në konferencën për gazetarët, nëse ka një datë të caktuar për protestat e paralajmëruara, nuk dha detaje.
“Sali Berisha dhe PD do të bëjnë gjithçka që kjo të jetë vjeshtë protestash, revoltash, mosbindjesh civile. Kushti më themelor për të rikthyer vendin në normalitet.
PD është e gatshme. Pakënaqësia dhe revolta është e lartë. Janë çështje kohe dhe axhende. Do të ndodhin dhe të fuqishme. E hëna është mbledhja e Këshillit Kombëtar. Do të jepet edhe alarmi, udhëzimi për fillimin e protestave dhe revoltave”, tha ai.
Berisha duke marrë shkas nga mbyllja e dy institucioneve arsimore turke në vendin tonë dhe ekstradimin e gazetarit turk, tha se çështja po hetohet nga PD.
“Para 3 ditësh, drejtësia zinte vendin e parë për korrupsion, falë reformës së Soros. Ata fëmijë që i’u mbyllën shkollën sot, le të padisin sado drejtoresha, nuk merr vendime dot. Duhen vite për të marrë vendime. Sot PD iu bën thirrje qytetarëve që të mbështesin fuqimisht protestën dhe e dënon këtë. Do e dënoj në potencialin e saj. Shqipëria nuk mund të jetë vasal i askujt. Nëse Turqia ka fakte dhe prova ti nxjerrë. Ka dyshime dhe për rastin e gazetarit. ne po e studiojmë. Është e vërtetë që kishte kërkesë Interpoli, por a u përdor procedua apo vetëm telefoni, këtë duhet ta shikojmë.”- tha ai.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128