
"Shqipëria Madhështore"/ PD regjistron koalicionin në KQZ me 25 parti, bashkohet edhe PDIU e Idrizit

Partia Demokratike ka regjistruar në KQZ koalicionin e saj të quajtur Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD - ASHM).
Në këtë koalicion bëjnë pjesë 26 parti. Surpriza është bashkimi i PDIU drejtuar nga Shpëtim Idrizi i cili ka bashkëqeverisur në nivele të mesme, me PS e Edi Ramës.
Në deklaratën e partive thuhet:
“Me anë të kësaj marrëveshje, ne bashkohemi sot si forca politike opozitare dhe si përfaqësues të qytetarëve të Shqipërisë, me objektivin primar rotacionin politik, për të fituar bindshëm në zgjedhjet e 11 majit 2025, nëpërmjet krijimit të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për t’i sjellë ndryshimin e shumëpritur Shqipërisë. Ne sot bashkohemi me një qëllim dhe program të përbashkët për largimin e kësahj Narkoqeverie që ka shpopulluar vendin nga 1 milionë shqiptarë, ka asgjësuar shtetin e të drejtës, ka kapur gjithë institucionet e pavarura, ka përvetësuar pasuritë publike, ka futur krimin dhe korrupsionin në ccdo qelizë të qeverisjes, duke e bërë jetën e shqiptarëve të papërballueshme dhe të pasigurt”.
Sali Berishën shkon në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në koalicion me 25 parti të tjera, si më poshtë:
– Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Ilir Meta.
-Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.
-Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.
-Partia Bashkim për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.
-Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.
-Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.
-Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.
-Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.
-Partia Aleanca Europiane Ekologiike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.
-Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.
-Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.
-Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.
-Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.
-Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.
-Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.
-Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimitër Muslia.
-Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.
-Partia Bashkimi Liberal Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.
-Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.
-Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.
-Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.
-Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharrem Doda.
-Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.
-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128