Vendim i papritur, anulohet ndeshja në La Liga pak minuta para startit të saj

3 Mars 2025, 22:52 / SPORT ALFA PRESS

Vendim i papritur, anulohet ndeshja në La Liga pak minuta para startit
Ndeshje e sotme që mbyllte javën e 26 në La Liga, ajo mes Villareal dhe Espanyol, është anuluar vetëm pak minuta para startit të saj.

Dy skuadrat ishin duke bërë nxehmjen dhe po bëheshin gati të nisnin ndeshjen, ku do të ishte titullar edhe Marash Kumbulla me ekipin katalanas, kur erdhi lajmi fillimisht se starti i sfidës do të shtyhej disa minuta. Më pas, zyrtarët bënë të ditur se ndeshja ishte pezulluar dhe do të zhvillohej në një datë për t’u caktuar.

Shkak ishte bërë njoftimi nga shërbimi meteorologjik se në të gjithë krahinën e Kastijon do të kishte reshje shumë të forta shiu dhe rrezik të madh përmbytjesh, ndaj është vendosur pezullimi i ndeshjes dhe boshatisja e stadiumit.

 

ide