Koreja e Jugut pezullon aplikacionin kinez të AI DeepSeek

17 Shkurt 2025, 20:33 / TRENDING ALFA PRESS

Koreja e Jugut pezullon aplikacionin kinez të AI DeepSeek

Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave të Koresë së Jugut (PIPC) njoftoi sot se ka pezulluar funksionimin e aplikacionit kinez të AI DeepSeek pasi kompania pranoi se nuk kishte respektuar disa nga rregulloret e komisionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Aplikacioni do të lejohet të vazhdojë të funksionojë pasi të bëhen përmirësime në përputhje me ligjet e privatësisë së Koresë së Jugut, tha Komisioni, raportoi Reuters.

Shërbimi në internet DeepSeek është ende i disponueshëm në Korenë e Jugut , por shkarkimet e reja janë pezulluar.

Startup-i kinez javën e kaluar emëroi përfaqësues ligjorë në Korenë e Jugut, duke pranuar se kishte injoruar pjesërisht ligjet e vendit për mbrojtjen e të dhënave, tha PIPC.

Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave të Italisë, Garante, gjithashtu njoftoi muajin e kaluar se kishte urdhëruar aplikacionin DeepSeek të bllokonte chatbot-in e tij për dështimin në përputhje me politikën e tij të privatësisë, kujtoi agjencia britanike.

Kompania DeepSeek ende nuk ka komentuar mbi këto akuza.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze tha në fillim të shkurtit në lidhje me lëvizjen e qeverisë së Koresë së Jugut drejt aplikacionit DeepSeek se qeveria në Pekin i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave në përputhje me ligjin.

 

Po ndodh...