Curri për primaret: Berisha e di që nuk do fitojë me atë listë, por i duhen besnikët

3 Mars 2025, 22:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Curri për primaret: Berisha e di që nuk do fitojë me atë

Analisti Arjan Curri është shprehur se votimi për primaret ishte i dështuar pasi sipas tij kishte parimin ‘mbush kutitë ose largohu’.

Curri u shpreh se Berisha e ka gati listën me aleatët e tij të ngushtë, që sipas analistit nuk do dalë i fituar në zgjedhje pasi lista është me kandidatë të dobët.

“Më bën përshtypje shumë gjëra. Këto primare u bënë sipas parimit mbush kutitë ose largohu. Majfton të shihje disa qarqe, në Korçë një profesor i njohur kishte 13 vota në qytetin e tij dhe disa dhjetëra të tjera në Devoll Maliq e fshatra të Pogradecit, Ka dhe të tjera raste, gra që janë votuar shumë në Tiranë ndërkohë votat i merrnin në rrethina. Sipas meje, këto primare sollën nëPD atë që një filozof do ta quante ‘lufta e të gjithëve kundër të gjithëve’. Kam takuar shumë njerëz të PD të zhgënjyer, këto struktura i kanë futur në përçarje. Thjesht kap njerëz e voto për mua se do bëj këtë e atë. Unë sot e pash Berishën në ditën e vet me të keqe.

Saliu e ka gati listën me 12 vende të mbyllura, janë aleatët gratë femra dhe aleatë të tij të ngushtë. Lista është tmerrësisht e dobët, gati të na thotë unë di që nuk fitoj por më duhen këta që janë besnikë. Skandali më i madh është që kutitë në Tiranë u mbajtën 24 orë të bllokuara. Një gjë që në PD nuk bëhet për herë të parë. Këto më japin të kuptoj se këto primare u bën sipas parimit ‘mbush kutitë ose largohu’. Një gjë tjetër që vjen nga brenda është që lista nuk ishte në numër rendor. Skandali ishte të ziheshin deputetët me njeri tjetrin, të dalësh deputet në Tiranë duhen 10 mijë vota”-u shpreh Curri në Top Story.

 

ide