
“Shkoi e bëri tangërllëk me fuqinë e botës!”- Përplasja Trump-Zelensky, analisti: Presidenti ukrainas doli nga shinat! Evropianët i futi në sherr

Analisti Dritan Hila, ka komentuar përplasjen mes Donald Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, duke kritikuar presidentin ukrainas për sjelljen e tij gjatë takimit.
Sipas analistit, debati nuk ishte skenar, por real dhe siç thotë ai, takimi doli nga shinat sepse Zelensky tentoi “të nxjerrë në pritë” amerikanët.
“Nuk mund t’i drejtohet JD ashtu, ai është princi trashëgimtar, zëvendës president. Takimi ka dalë nga shinat, nuk ishte skenar. Ka dashur Zelensky t’i nxjerrë në pritë ata dhe doli nga shinat”, tha Hila në News 24.
Ai tha se Zelensky është në grahmat e fundit të vendit të tij dhe “shkon e bën tangërllik me fuqinë e botës, duke luajtur dhe me sigurinë e NATO-s”.
Më tej Hila u ndal dhe te takimet e Zelenskyt me liderët evropianë, ku tha se këta të fundit janë futur në sherr sepse nuk kanë kapacitete për t’i ofruar ndihmë ushtarake Ukrainës.
“Evropianët janë si pula pa kokë se i kanë thënë do të vijmë ne, por pastaj shohin që s’kanë ushtarë. Dhe për të ruajtur paqen këta nuk bëjnë dot 200 mijë ushtarë për fronin”, tha ai.
Hila: Rreth 30 shkelje i kam gjetur unë Zelenskyt, nuk shkohet me tuta në një takim të tillë, sikur ke ardhur nga fronti i luftës. Nuk mund t’i drejtohet JD ashtu, ai është princi trashëgimtar, zëvendës president. Takimi ka dalë nga shinat, nuk ishte skenar. Ka dashur Zelensky t’i nxjerrë në pritë ata dhe doli nga shinat.
Iku dhe tha do më ndihmojnë rvropianët. Te Evropianët ka plasur sherri se s’kanë mbrojtje, s’kanë ushtri, s’kanë mundësi. Jemi duke folur për një njeri që është në grahmat e fundit të vendit të tij, shkon e bën tangërllëk me fuqinë e botës, duke luajtur dhe me sigurinë e NATO-s. I çou nervat këtij mbretit. Ai tani ka dhe një problem me evropianët, i ka futur në sherr.
Evropianët janë si pula pa kokë se i kanë thënë ‘do të vijmë ne’, por pastaj shohin që s’kanë ushtarë. Dhe për të ruajtur paqen këta nuk bëjnë dot 200 mijë ushtarë për frontin. C’nevojë ka Trump të fusi një ditëzi. Zelensky kërkoj takimin, ky i tha hajde flasim, ule kokën.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128