
Pispili me miell misri me presh

Përbërësit:
500 gr miell misri i verdhë
2 filxhanë çaji kos
3 presh
1 tufë majdanoz dhe koper
1 lç sodë buke
3 kokrra vezë
300 ml ujë të ngrohtë
4 lgj vaj ulliri
1 lç piper i kuq
Piper i zi
Kripë
Përgatitja:
Pjesën e bardhë të preshit e grijmë imët dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri. Sapo të fillojë preshi të ulë vëllimin e spërkasim me kripë dhe piper dhe e lëmë që të zbutet. Ndërkohë tek mielli i misrit shtojmë sodën e bukës, vaj ulliri dhe ujë të ngrohtë. E punojmë mirë derisa të krijohet një brumë i lidhur.
E shtrojmë masën e brumit me miell misri në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Mbi të vendosim preshin e kaurdisur spërkatur me majdanoz të grirë. Rrahim vezët së bashku me kosin dhe e shtojmë në tavë mbi preshin. E pudrosim sipërfaqen e pispilisë me pak miell misri dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

ide


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128