Balliu vendos të ardhmen, Shpendit i del emri në Torino

28 Shkurt 2025, 11:47 / SPORT ALFA PRESS

Balliu vendos të ardhmen, Shpendit i del emri në Torino

Ishte futur në vitin që i përfundonte kontrata, duke u kthyer në një objektiv për disa klube në Spanjë, por në fund Ivan Balliu vendosi të rinovojë kontratën e tij me Rayo Vallecano. Klubi spanjoll me anë të një deklarate për mediat bëri zyrtare rinovimin me anësorin kuqezi deri në 2027. Në këtë mënyrë, Balliu do të jetë pjesë e Rayo-s edhe për dy sezonet e ardhshme. Ky rinovim vjen në një moment delikat pasi për herë të parë këtë sezon Balliu ka humbur vendin si titullar tek ekipi spanjoll.

Balliu vendos të ardhmen, Shpendit i del emri në Torino

Ndërkohë, emri i një tjetër legjionari është rikthyer të qarkullojë fuqishëm në merkato. TuttoSport shkruan këtë të premte, se Torino ka vendosur Cristian Shpendin në majën e listës së dëshirave për merkaton e verës.

Balliu vendos të ardhmen, Shpendit i del emri në Torino

Ekipi granada kërkon një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm dhe Shpendi shihet si profili ideal. Torino është vetëm klubi i fundit që shfaq interesim konkret për Shpendin pasi sulmuesi kuqezi ka dhe admirues të tjerë në Serie A. Ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit me fanellën e Cesena-s, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.

Po ndodh...