Ditë e dhunshme në Tiranë / 18 të arrestuar e proceduar për sherre, dhunë, plagosje e kanosje! Mes tyre dhe dy femra

28 Shkurt 2025, 14:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ditë e dhunshme në Tiranë / 18 të arrestuar e proceduar

Një prej ditëve më të dhunshme është shënuar në kryeqytet, me plot 18 të arrestuar, shpallur në kërkim apo proceduar për një sërë veprash penale që kanë të bëjnë me dhunën fizike.

Nga dhuna ndaj familjarëve, deri te plagosjet me thikë dhe agresionet fizike, duket se 24 orët e fundit kanë qenë tepër të ngarkuara për blutë e Tiranës. Në “listën e zezë” nuk mungojnë as femrat, ku në një rast, njëra ka plagosur me thikë të dashurin.

Nuk kanë munguar as arrestimet e shoferëve të rrezikshëm, dy prej tyre janë kapur në gjendje të dehur dhe një tjetër është kapur teksa ngiste makinën, ndonëse rezultonte i dënuar me 8 muaj burg pikërisht për ngarjen e mjetit në mënyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan shtetasin A. A., 62 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, një 57-vjeçar;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. R., 61 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 25-vjeçar;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. H., 34 vjeçe, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit, një 37-vjeçar;

-shpallën në kërkim shtetasin D. S., 21 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 35-vjeçar. Punohet për kapjen e 21-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. K., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, të dashurin e saj;

-shpallën në kërkim shtetasin I. T., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur veshje, në një dyqan. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

-L. Sh., 21 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet mesazheve telefonike, stafin e shkollës ku studion;

-E. I., 37 vjeç, pasi ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Xh. M., 30 vjeç dhe H. L., 27 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, në rrugën “Njazi Meka”, një 61-vjeçar;

-A. S., 38 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, në Rrugën e Dibrës, një 25-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. N., 40 vjeç dhe Q. E., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në vendparkimin e automjeteve të një qendre tregtare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Ç., 53 vjeç dhe K. K., 27 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin G. K., 40 vjeç, pasi ka goditur me send të fortë, kushërirën e tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. M., 33 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 8 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”.

-arrestuan shtetasit A. K., 49 vjeç dhe E. I., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

-Në Rrugën e Dafinave, janë vjedhur në dyqanin me administrator shtetasin A. D., një shumë parash dhe disa produkte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

-Në Babrru, aksidentalisht, ka rënë nga lartësia e banesës së tij, shtetasi H. M., 69 vjeç. Ky shtetas aktualisht është në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.