Aksion në Mitrovicën e veriut, policia konfiskon armë, eksploziv dhe uniforma ushtarake

Policia e Kosovës informon se ka konfiskuar armë eksploziv dhe uniforma ushtarake në një fshat të Leposaviçit në Mitrovicën e Veriut=
Sipas njoftimit, realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen për media në një konferencë ku do të marrë pjesë ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe zv drejtori i DRP Mitrovicë Veri, Veton Elshani.
Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë-Mitrovica Veri, ora 18:00.
“Sot, më 28.02.2025, Policia e Kosovës do të organizojë një konferencë për media ku do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit. Realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen për media. Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend HOXHA dhe ZV drejtori i DRP Mitrovicë Veri Veton Elshani.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





