
Flamurtari fiton me goleadë ndaj Korabit, arbitrat e bëjnë “baltë” ndaj Pogradecit

Ditën e sotme janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 25-të në Kategorinë e Parë, të cilat prodhuan plotë 9 gola të shënuar.
Flamurtari triumfoi 4-1 ndaj Korabit, me përmbysje. Vlonjatët e panë veten në disavantazh pas golit të shënuar nga Patrik Treni, por vendasit rikthyen avantazhin, falë golave të Shkurtajt dhe Markut, si dhe dopietës së Oshafit.
Rikthim te fitorja për Flamurtarin që mban vendin e dytë me 59 pikë, ndërsa Koarbi renditet në vendin e nëntë me 25 pikë.
Ndërkohë, një ndeshje spektakolare ishte dhe ajo mes Pogradecit dhe Lushnjës, e cila u mbyll në barazim 2-2, një përballje ku nuk munguan as polemikat.
Ishin lagunarët që shënuan dy gola me Olala dhe Xhabrahimin pas 13 minutave të para të lojës, para se Alidemaj dhe Danladi të barazonin për vendasit.
Në minutat e fundit, liqenorët gjetën golin e fitores, por anësori e anuloi për pozicion jashtë loje. Samake mori krosim nga Fejzulla në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë. Festa u prish nga anësori që sinjalizoi për pozicion jashtë loje. Në këtë mënyrë dhe gjyqtari kryesor i takimit Florjan Lata vijoi lojën me topin në favor të Lushnjës.
Një rast i diskutueshëm, që shkaktoi protesta të mëdha te Pogradeci, të cilët nuk ishin dakord me vendimin e arbitrave.
Nga pamjet, që mund t’i shihni në videon më poshtë, duket se Pogradeci ndihet sërish “i vjedhur” nga arbitrat, teksa rreth 10 ditë më parë, akuzuan sërish gjyqtarët për penallti të padhënë në ndeshjen ndaj Apolonis.
Me këtë barazim, Lushnja mban vendin e pestë me 37 pikë, ndërsa Pogradeci renditet i gjashtë me 34 pikë.

ide


Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128